Berisha, thirrje për të miratuar ligjin anti Olsi: Ja kontratat për Gjicin,...

Berisha, thirrje për të miratuar ligjin anti Olsi: Ja kontratat për Gjicin, Ndreun dhe Abazin

53
0
Shares

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot miratimin e një ligji që ai e thirri ligjin antiOlsi duke rreshtua numrin madh të kontratave që firma të lidhura me deputetë të majtë kanë marrë gjatë qeverisjes socialiste.

Dekusarizimi i këtij parlamenti është jetik dhe vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nënëkupton zbatimin e ligjeve, plotësimin e ligjeve dhe kërkoi nga ju mbështetje të miratojmë ligjin anti Olsi. Ai do të jetë ligji që do të ndalojë kusarët të vjedhin pasuritë publike, tha Berisha duke e markuar ligjin e propozuar me emrin e vëllait të Kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se në vitin 2013 kompania e Safet Gjicit, ish-prefekt i Kukësit fitoi vetëm 6 kontrata edhe pse iste afër qeverisë së djathtë, ndërsa në vitin 2014 ai fitoi 56 kontrata. “Pse kaq shumë, sepse paguan Edi Ramën”, tha Berisha.

“Pjerin Ndreu ka në 2013 vetëm 4 kontrata. Në 2015 ka 11 kontrata, në 2015 16 kontrata.

Sadri Abazi në periudhën e vitit 2013 nuk ka fituar kontrata, në 2014 11 kontrata, në 2015, 16 kontrata”, tha Berisha. Cfarë donim, të heqim edhe ligjin konfliktit të interesit.

Ndërkohë që pak më herët tregoi një shembull se si mes kompanive afër qeverisë bëhet garë se kush jep më shumë për të fituar tenderin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY