Deputeti socialist Erion Brace u bë shkak të mbyllej për disa minuta seanca plenare pas një lumë fyerjesh ndaj deputetëve të djathtë.
Brace e mori fjalën fill pas deputetit Berisha dhe plot nervozizëm doli nga cështjet që po diskutoheshin dhe fyeu deputetët.
“T je buce” iu drejtua ai deputetit Arbe Ristani pasi ky i fundit po e ndiqte me nenqeshje fjalen e Braces. Me pas ai vijoi në replikë pa foni me Berishën ai tha: “Sali, mos bëj si qen”.
Ne kete moment drejt foltores eshte drejtuar edhe deputeti Edi Paloka duke zene per krahu deputetin socialist, por siguria e brendshme ka arritur te shmange konfrontimin fizik mes deputeteve.
Drejtuesi i seancës Ilir Meta ndërpreu seancën për disa minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/