Zgjidhja e Lulzim Bashes, çlirohen 1 miliardë euro me shume

Zgjidhja e Lulzim Bashes, çlirohen 1 miliardë euro me shume

58
0
Shares

Në një prezantim të posaçëm të Fondacionit për Liri Ekonomike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar platformën ekonomike të Partisë Demokratike, me objektiv rritjen ekonomike që ga​ranton punësim dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Në konferencë ishin të pranishëm Barbara Kolm, drejtore e Qendrës Ekonomike të Austrisë, Michael Williams ALTIUS Financial, Inc, Mark Crawford president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, María Blanco president i Institutit Liberal të Spanjës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar programin ekonomik me taksat më të ulëta në historinë 25-vjeçare të demokracisë që vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes.

“Që ekonomia të rritet, të zhvillohet, që kapitali të lëvizë, që kreditimi të rritet dhe po kështu investimet e huaja e punësimi kërkohet një mirëqeverisje dhe sundim i ligjit. Punësimi dhe vendet e reja të punës vijnë përmes investimeve në ekonomi. Rritja e mundësive për punësimin është mënyra e vetme për eliminimin e varfërisë, është mënyra e vetme për krijimin e mirëqenies”-theksoi lideri i opozitës duke prezantuar programin e Partisë Demokratike.

Sistemi fiskal: Taksë e sheshtë në nivelin 9 %, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 15 %. Asnjë qindarkë, cent, euro apo dollarë nuk do të merret borxh për shpenzime luksi, por vetëm për investimeve publike. Përparësinë do ta kenë investimet publike që nxisin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Do të konsolidojmë dhe eliminojmë taksat e fshehta ose të dubluara, tarifat administrative paralele siç janë taksat mbi karburantet, apo mbi ambientin apo si këtu në bashkinë e Tiranës për shkollat apo taksa e prezantuara para dy apo tre ditësh 30 mijë lekëshi për patentën, taksat që sa vijnë e shtohen të një qeverie që i kanë shteruar jo vetëm paratë por edhe idetë.

Fuqizimi i kapitalit njerëzor përmes mbështetjes së arsimit dhe rritjes përmes fleksibilitetit të tregut dhe shtimit të vendeve të punës.

Biznesit do t’i ofrohet çdo mundësi për të qenë në gjendje të konkurrojë pas viteve mbytëse që ka përjetuar.

Bujqësia: Buxhet prej 1.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, afro 200 milionë dollar në vit. Parashikojmë që gjithë sektori i bujqësisë të arrijë rritje ekonomike mbi 5% vitin e parë. Këtu kam parasysh dy kolona; investimet kapitale në ndihmë të bujqësisë, infrastrukturës bujqësore dhe subvencionin e drejtpërdrejtë për fermerin shqiptar. Pra, drejtpërdrejtë dhe jo përmes grumbulluesve, as importuesve, as tregtarëve të naftës apo të plehrave kimike.

Infrastruktura: Përfundimin e veprave të mëdha që mbeten të papërfunduar, siç është pjesa e rëndësishme e Korridorit 8-të, rrugës Tiranë –Elbasan, Rruga e Arbrit përfshi këtu edhe tunelin e komunikimit, përfundimi i akseve të jugut. Dhënia e Shqipërisë të një porti plotësisht të lartë me rëndësi strategjike dhe kapacitet furnizimi logjistik të të gjithë rajonit të Ballkanit dhe më gjerë dhe pjesët e tjera lidhëse të infrastrukturës energjitike, dixhitale, telekomunikacionit etj.

Politika sociale: Rritje e pagesës për ndihmën ekonomike, subvencionim të plotë të faturës së energjisë deri në masën 200 kilovat për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike dhe të njëjtën për faturën e ujit, si dhe krijimin e një fashe mbrojtëse për shtresat në nevojë.

Zoti Basha ka theksuar në mbyllje të prezantimit se: “Programi ynë ekonomik nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia e sotme. Ai çliron mbi 1 miliardë euro burime financiare në ekonomi çdo vit, 1 miliardë euro që i mungojnë shqiptarëve në vitin 2015 e tash 3 vite e që ndoshta gjenden në kontinente të tjera në kontot e qeveritarëve të korruptuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY