Deputeti i PD-së, Roland Keta ka tentuar të qëllojë deputetin Brace sapo nisi seanca pas shmangies së konfrontimit fizik mes Braces dhe Palokës.
Por sërish forcat e sigurisë arritën të shmangin përleshjen e mundshme mes deputeti të Bulqizës dhe atij të Lushnjës.
Deputetët e PD kanë kërkuar që të merret masë ndaj deputetit Brace për fyerjet.
Seanca u mbyll dhe Brace në dalje tha se “Jam tek te vraret dhe te vjedhurit. Paloka erdhi për më të larguar nga podiumi jo për të qëlluar, pasi nuk mund ta bëjë këtë gjë. Nuk do të toleroj asnjë nga deputetët e opozitës. Kam duruar shumë fyerje nuk duroj më”, tha ai.
Pritet që pas një ore të mblidhet Byroja e Kuvendit për të analizuar prishjen e senacës dhe për të marrë masa ndaj deputetit Erion Brace për fyerje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/