FOTO/ Librazhd, përfundon aventura e 18-vjeçares – iku me të dashurin, policia...

FOTO/ Librazhd, përfundon aventura e 18-vjeçares – iku me të dashurin, policia e gjen pas 6 ditësh

57
0
Shares

Ka përfunduar aventura e 18-vjeçares nga Librazhdi që kishte ikur prej 6 ditësh nga shtëpia. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Elbasanit ajo është gjetur sot dhe është marrë në pyetje ku ka treguar se ka ikur me dëshirën e saj me të dashurin.
Më datë 11 prill në Komisariatin e Policisë Librazhd ishte paraqitur nëna e saj Nexhmie Mana, 40 vjeçe banuese në Librazhd Katund, e cila kishte bërë kallëzim për largimin nga banesa të vajzës B. Mana, 18 vjeçe, nxënëse në Gjimnazin e Librazhdit, e cila ishte larguar më datë 7 prill.
Shërbimet e policisë u vunë në kërkim të saj dhe e gjetën sot ku e kanë marrë në pyetje. Mësohet se gjimnazistja nga Librazhdi ishte larguar pa adresë edhe herë tjetër për disa ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY