Operacioni “Lux”, makina luksoze vidheshin në rajon e Europë dhe shiteshin në...

Operacioni “Lux”, makina luksoze vidheshin në rajon e Europë dhe shiteshin në Shqipëri

75
0
Shares

Policia ka ndaluar 11 persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në një rrjet të trafikut të mjeteve motorike.
Gjatë operacionit të koduar “Lux” janë sekuestruar 19 mjete luksoze si Range Rover, Audi A6-A8, BMW X5-X6, Mercedes, Volksvagen me vlerë disa mijëra euro.
Në bazë të hetimeve policia bën të ditur se mjetet janë vjedhur në vendet e rajonit, Kosovë, Bosnje, Serbi, Kroaci, Austri, Francë dhe Itali dhe më pas nëpërmjet Malit të Zi futeshin në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Të gjtha mjetet e përmendura janë future në Shqipëri në vitin 2015.
Operacioni është kryer si rezultat i hetimeve disa mujore nga policia e shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Renda në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër dhe policitë në Lezhë, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
drejtues te policse e prokuroise shkoder

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY