Foto Ilustruese
Një “boss” shqiptar i trafikut të drogës, është arrestuar sot nga Forcat Speciale të antidrogës të skuadrës së lëvizshme në Perugia të Italisë, pas finalizimit me sukses të një operacioni.
Sipas mediave italian, mësohet se i arrestuari është 30-vjeç por emri i tij nuk bëhet ende i ditur. Mediat italiane saktësojnë se, policia kishte disa javë që kishte nisur të vëzhgonte dhe mbante nën kontroll çdo lëvizje të 30-vjeçarit. Ai njihej si shpërndarësi më i madh i drogës në të gjithë zonën e Perugias.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë në zonën e San Marinos, ndërsa ishte duke shkëmbyer drogën me një bandë tjetër, e cila ishte duke e pritur me një furgon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/