VIDEO + 18/ Vrasje e shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në...

VIDEO + 18/ Vrasje e shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në stadiumin e Vlorës

104
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar “një vrasje të shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në stadiumin e Vlorës”, vdekjen e një tifozi, pas ndeshjes së djeshme të futbollit midis Flamurtarit dhe Kukësit.
Sipas Berishës, me gjithë videon, policia po përpiqet ta paraqesë si vetëvrasje, ndërsa ende nuk ka asnjë person të ndaluar, por vetëm një polic të pezulluar.
“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar shtetëror, denoncoj qëndrimin ç’njerëzor dhe kriminal të autoriteteve të zbatimit të ligjit, Saje qorrit dhe drejtuesve të policisë ndaj këtij krimi të shëmtuar”, reagon më tej Berisha.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Një vrasje të shëmtuar shtetërore nga çunat e krimit në stadiumin e Vlorës

tvTe dashur miq, nje tifoz, Mikel Selmani, qe kishte shkuar per te ndjekur ndeshjen e Flamurtarit me Kukesin, perplaset per vdekje ne beton ne shkallet e stadiumit te Vlores nga kriminele me uniforme. Me gjithe videon e qarte te skenes se krimit, policia vrasese po perpiqet ta paraqese si zakonisht si nje “vetvrasje”, por kesaj here, pa dashje, deri tani nuk ka asnje te arrestuar apo te ndaluar, por vetem nje polic te pezulluar qe duket qarte ne video qe perplas qytetarin per ti marre jeten ne betonin e shkalleve dhe e le aty pa ndihme sikur te ishte jo njeri por kafshe e ngordhur.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar sheteror, denoncoj qendrimin ç’njerezor dhe kriminale te autoriteteve te zbatimit te ligjit, Saje qorrit dhe drejtuesve te policise ndaj ketij krimi te shemtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY