RAPORTI/ Shqiptarët të parët në Britani për dokumente të falsifikuara

RAPORTI/ Shqiptarët të parët në Britani për dokumente të falsifikuara

74
0
Shares

Më shumë se 1 milion njerëz hynë ilegalisht vitin e shkuar në vendet e Evropës, duke shënuar rekord historik me një shifër prej rreth 6 herë më shumë se në vitin 2014.
Agjencia Evropiane e Kufirit ka publikuar një raport për numrin ilegal të emigrantëve në Bashkimin Evropian, e cila kapi një shifër të përgjithshme prej 1.8 milionë personash. Plot 764 mijë persona kanë hyrë nga rrugët e Ballkanit Perëndimor.
Numri më i madh emigrantëve vijnë nga Siria e përfshirë në luftë, ndërsa pas nuk mbeten as vende të tjera nga Afrika Perëndimore, siç është rasti i Eritresë.  Numri i kërkesave për azil në vitin 2015 u rrit në një nivel të paparë më parë prej 1.35 milionë, sipas EASO.
Numri i të rikthyerve sipas raportit, është 175 200 persona, ku shqiptarët përbëjnë 17 % të të kthyerve, të ndjekur nga ukrainasit me 8.6 % dhe kosovarët me 5.8 %.
Përtej kërkesave për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shqiptarët kanë hyrë masivisht edhe në Britaninë e Madhe. Sipas raportit, numri i atyre që kanë hyrë në shtetin ishullor është shumë më i lartë se numri i rasteve të zbuluara.
Taktika e përdorur është fshehja në kamionë të ndryshëm. Kufiri midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është një shembull i gjallë e hyrjes në mënyrë të paligjshme nëpërmjet fshehjes në kamionë.
Një metodë tjetër është ajo e falsifikimit të dokumenteve, ku numri i shqiptarëve që përdorin mjete të tilla është rritur me 70 % krahasuar me vitin paraardhës, duke shënuar kështu vendin e parë të ndjekur nga ukrainasit. Shqiptarët përdorin kryesisht karta identiteti italiane dhe greke të falsifikuara. Ndërsa ukrainasit përdorin karta të falsifikuara polake, ashtu sikurse në shumë raste i përdorin edhe shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY