Gardisti të birit: Mami do të vdesë shpejt. Ty do të rrisë...

Gardisti të birit: Mami do të vdesë shpejt. Ty do të rrisë një mami tjetër

136
0
Shares

Nëna e Ilda Dervishit e cila u vra nga bashkëshorti garist ka rrëfyer dëshmi të së bijës që mund të shtojnë edhe më ndëshkimin për oficerin Admir Dervishi.

Sipas së ëmës së Ildës e bija edhe ishte përdhunuar nga oficeri. Ai e kërcënonte vazhdimisht dhe e kishte paralajmëruar për një vdekje të shpejtë, sipas intervistës së dhënë sot te Panorama nga Feride Spahiu.

“Sa herë ia jepte truri. Atë dhe djalin e vogël. Asaj i thoshte: “Do të vdesësh e re, moj qyqe”. Ndërsa të birit, vetëm 5 vjeç, i thoshte: “Mami do të vdesë shumë shpejt. Ty do të të rrisë një mami tjetër”. Çdo natë ime bijë flinte me pistoletë te koka. Ai e ka rrahur, e ka kërcënuar, madje edhe e ka përdhunuar. Ju ndoshta nuk më besoni, por po, po ua them unë që e ka përdhunuar. Vajza ime e gjorë m’i kishte thënë të gjitha këto, por edhe shumë e shumë të tjera nuk m’i tha kurrë”, ka thënë Feridja.

“Ishte krim i paralajmëruar”, deklaroi ajo për gazetaren. “Dhe jo një herë, por disa herë, e askush nuk e mori mundimin ta parandalonte këtë që ndodhi, e të shpëtonte vajzën time nga ai njeri. E kam marrë vesh nga televizori, duke parë lajmet në mëngjes. Por unë e mora vesh sikur ajo ishte plagosur dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”-thote ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY