Geraldi u hodh nga dera e pasme e helikopterit

Geraldi u hodh nga dera e pasme e helikopterit

76
0
Shares

Zbardhen pak detaje rreth faktit se si njëri nga pilotët ia doli të shpëtonte ndërsa dy të tjerët vdiqën brenda në helikopter.

Megjithëse ende nuk është bërë hetimi i helikopterit tashmë të gjetur 200 metra nga bregu i Liqenit, në thellësi 5 metra, dëshmitarët dhe vetë piloti i shpëtuar tregojnë rreth momentit të rënies së helikopterit që kishte vetëm një vit punë.

Sipas hetimeve rezulton se 2 viktimat kanë qenë në sediljet e para. Në momentin e nxjerrjes së trupave të tyre, banorët thanë se ishte shumë e vështirë, pasi ata ishin të lidhur me rripin e sigurimit. Mendohet se ata kanë qëndruar në kabinë, pasi janë përpjekur në të gjitha mënyrat që të manovronin helikopterin.

Ndërsa për sa i përket të plagosurit, ai është hedhur në liqen para se helikopteri të prekte ujin. Sipas dëshmive të banorëve, Geraldi është hedhur nga helikopteri duke hapur derën e pasme të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY