Mimoza Hafizi fton socialistët të bojkotojnë referendumin: Është farsë

Mimoza Hafizi fton socialistët të bojkotojnë referendumin: Është farsë

72
0
Shares

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi vijon të ftojë socialistët që të bojkotojnë referendumin, në mënyrë që të mos bëhen pjesë e kësaj farse.

“Si deputete e PS iu bëj thirrje që të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Mos lejoni t’iu përdorin, mos kini frikë. Vigjiloni dhe denonconi çdo tentativë për manipulim. Do jem në Shkodër e do vëzhgoj shkeljet që do bëhen, s’ka komisione zgjedhore, vende votimi, vëzhguesit, do denoncoj çdo shkelje” ka thënë ajo.

“Referendumi s’ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve me qeverinë, për pagat e ulëta, papunësinë, administratën, as demokracinë në PS, as meritë me karrierë. Është përpjekje për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit të PS në kundërshtim me normat e PS-së. Është produkt i shkeljeve të kodit zgjedhor të PS që ne i kemi denoncuar. Është zhvilluar pa asnjë fushatë e shpjegim për anëtarët e PS” ka thënë Hafizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY