Thaçi nis punën si President mes gazit lotsjellës, guerilët e Vetvendosjes sulmojnë...

Thaçi nis punën si President mes gazit lotsjellës, guerilët e Vetvendosjes sulmojnë të ftuarit

53
0
Shares

Dy bomba me gaz lotsjellës u hodhën sot në prag të ceremonisë së zgjedhjes së Hashim Thacit President, njëra prej të cilëve mes të ftuarve që sapo kishin zënë vendet.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për medie ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës para fillimit të inaugurim të Hashim Thaçit president.

“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, përfundon njoftimi.

Përkundër masave të marra policore për sigurinë gjatë inaugurimit të Hashim Thaçit president i Kosovës, guerilët e Vetvendosjes ia dolën që të hedhin gaz lotsjellës.
prsihtine gazi arrestime

Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në sheshin “Skënderbeu”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY