Basha vendos vijën e kuqe për dialogun me mazhorancën

Basha vendos vijën e kuqe për dialogun me mazhorancën

61
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim eurodeputeten Tanja Fajon e cila gjatë vitit 2010, kohë kur Shqipëria përfitoi nga procesi i liberalizimit të vizave, ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë.

Zoti Basha ka theksuar në takimin me zonjën Fajon se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike.

Persona më të shkuar kriminale, si trafikant droge, qeniesh njerëzore etj, janë zgjedhur deputet, kryetarë bashkish, në poste të larta të administratës dhe Policisë së Shtetit. Për këtë, tha zoti Basha pas një vit diskutimesh e negociatash u miratua ligji për dekriminalizimit ndërsa nënvizoi se pa zbatimin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë.

Qeveria në mënyrë arrogante, tha zoti Basha ka zhbërë ligjet konsensuale, refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ushtron presion ndaj institucioneve të pavarura, medias etj, si dhe dhunon në mënyrë sistematike të drejtat e qytetarëve.

Implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet theksoi Kryetari i Partisë Demokratike e kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri. Zoti Basha tha se Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik.

Partia Demokratike, tha zoti Basha qëndron fort për vlerat dhe parimet demokratike, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësinë e pavarur dhe të pakapur që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin me lidhje qeveritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY