Lekë Tuna edhe i arrestuar si trafikant, edhe drejtor i OSSHE për...

Lekë Tuna edhe i arrestuar si trafikant, edhe drejtor i OSSHE për Kurbinin

64
0
Shares

Lekë Tuna, kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina është kreu i OSSHE për Kurbinin, tha sot
kreut të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj.

“Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike.

Por lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin.

Inkriminimi i institucioneve nuk ndalet dhe pasurimi i zyrave me trafikantë vazhdon me të njëjtat ritme.

Në gjithë Kurbinin, mes qindra të rinjve e të rejave, burrave e grave me integritet e të arsimuar, Edi Rama i vuri gishtin pikërisht këtij vjedhësi dhe trafikanti makinash, kreut të një grupi të strukturuar kriminal, me lidhje dhe me mafian rajonale, për ti besuar drejtimin e OSHEE.

Prandaj dekriminalizimi është jetik dhe duhet të zbatohet një orë e më parë që zyrat publike dhe politika të pastrohen nga banditët e Edi Ramës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY