DETAJE/ Ngjarja në Sarandë, autorët të rrethuar në një pallat

DETAJE/ Ngjarja në Sarandë, autorët të rrethuar në një pallat

62
0
Shares

Personat të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, mësohet se janë rrethuar në një pallat në qytetin e Sarandës. Pasi braktisën mjetin, ata duke përfituar nga errësira janë larguar nëpër rrugët  lagjes 4 të këtij qyteti.
Ndërkohë, mësohet se gjatë ndjekjes nga polica, ata kanë goditur me mjetin e tyre tip “Jaguar”, një tjetër mjet, në tentativë për ti shpëtuar ndjekjes.
Lidhure me këtë ngjarje ka rragatur zyrtarisht edhe policia vendore

Njoftimi i policisë
Në orën 20:45, është marrë njoftimi se në një pikë kontrolli pranë qendrës së qytetit të Sarandës (në rrugën e portit), një automjet tip “Jaguar” me targë, AA 600 IY, me 3 persona brenda, nuk u janë bindur punonjësve të policisë dhe kanë goditur një mjet tjetër me qëllim për të përfituar dhe për t’u larguar në drejtim të daljes së qytetit.
Shërbimet e Policisë menjëherë i janë vënë në ndjekje këtij mjeti dhe pas pak minutash (që nga momenti kur ndodhi ngjarja) kanë bërë të mundur gjetjen e tij, të braktisur në periferi të qytetit, pasi personat janë larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Drejtuesi i mjetit është shtetasi: E. G., për të cilin po punohet për kapjen e tij.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Sarandë, të shtëna armësh dhe shtetrrethim, një mjeti i dyshimtë i ikën policisë
/web/Sarande_te_shtena_armesh_dhe_shtetrrethim_nje_mjeti_i_dyshimte_i_iken_policise_16969_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY