DETAJE/ Aksidenti në Rrugën e Kombit, të përfshira dy mjete të ministrisë...

DETAJE/ Aksidenti në Rrugën e Kombit, të përfshira dy mjete të ministrisë së Jashtme

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Hollësi të reja zbulohen për aksidentin e eskortës së ministrisë së Jashtme sot në Rrugën e Kombit.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të kësaj ministrie, duke u karamboluar me njëra-tjetrën.
Gjithashtu mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Thirrë – Rrëshen – Milot, pikërisht në vendin e quajtur Ura Fanit, në dalje të autostradës Kalimash – Rrëshen.
Nga aksidenti i dy automjeteve të mistrisë së jashtme, bëhet e ditur se ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga ana e seksionit të policisë Rrugore të komisariatit të Policisë Mirditë, u kryen në veprimet administrative dhe rasti ju referua kompanive të sigurimit për dëmin e shkaktuar.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Aksidentohet eskorta e një ministri në Rrugën e Kombit
/web/Aksidentohet_eskorta_e_nje_ministri_ne_Rrugen_e_Kombit_16968_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY