DOKUMENTE & FAKTE/ Rruga e debatit Berisha – Braçe, i përfshirë edhe...

DOKUMENTE & FAKTE/ Rruga e debatit Berisha – Braçe, i përfshirë edhe një këshilltar i kryeministrit

97
0
Shares

Image GalleryKreu i PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizi, ka bërë publike disa dokumente dhe fakte, në “vazhdim” të debatit Berisha – Brace, dje në parlament.
Sipas Murrizit, abuzimi fillon që me shtimin fiktiv në letra të kilometrave të rrugës së shtruar, në vlerën e saj dhe në fiktivitetin e gjysmës së saj, e cila nuk i shërben banorëve të zonës, por vetëm një këshilltari të kryeministrit që ka një biznes të tijin privat.
Murrizi i tërheq vëmendjen deputetit Erion Brace dhe i kërkon atij që “të mos nxehet, por se po është jashtë loje, të rri i qetë dhe të presë që me këtë problem të merren organet kompetente…”.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit
Keto jane dokumentat e rruges TRI URA-KTHESA E GRABIANIT-SEKTOR GRADISHT(FERRAS)-MERTISH. Ne keshillin bashkiak Divjake kur eshte miratuar si studim eshte thene ne fillim qe gjatesia eshte 15 km e 425 metra. Duke i mbledhur te ndare me LOTE dalin 13 km e 325 metra pra 2.1 km me pak. Shuma e planifikuar sipas projektuesit 472.044.556.99 ose 4 milion dollare. Firma fituese SALILLARI me vlere 317.142.614 leke firma me çmimin me te ulet ALBA KONSTRUKSION me vlere 212.197.149 leke. Diferenca mbi 1 miliard leke me shume.
Çfare ka per tu “nxehur” deputeti i qarkut Fier i vete ofruar si deputet i zones sepse me kete ligj qe jan zgjedhur keta deputet nuk ka deputet zone.
Çfare i tha me shum se keto shifra deputeti i PD dhe ish kryeministri z Berisha?
Pse i dogji ketij?
Po eshte jashte loje le te rri i qete dhe te meren me kete problem organet kopetente si prokuroria e Lushnjes, krimi ekonomik etj.
Pse po behet kjo rruge?
Kujt i duhet dhe per ke behet?
Jo me kot ne fillim e ndava me segmente. Nga TRE URAT-KTHESA E GRABIANIT eshte 3660 metra dhe i duhet mbi 5 mij banoreve te Grabianit. Dhe nga fshati SEKTOR GRADISH(FERRAS)-MERTISH eshte 2410 metra dhe kjo ju duhet banoreve te ketyre fshatrave.
Po pjesa me e madhe e kesaj rruge 7250 metra qe eshte rruge neper parcella ku nuk ka as rruge dheu kujt i hyn ne pune qe te behet me asfalt?
A thua kemi arritur standartet per te shtruar me asfalt rruget bujqesore para rruges se Spolates, para rruges Divjake-Germej Çok, para rruges Dushk Can-Grabian, Bishteçukes -Germej e pse jo para shum rrugeve te lagjeve te kryeqytetit?
E pse “nxehet” deputeti?
Pse nuk pranon ate qe thone te gjithe banoret e zones se me shum se gjysma e kesaj rruge behet per bizneset e keshilltarit te jashtem dhe te brendeshem te kryeministrit Rama z Maksim Caclli perfaqesues i firmes se fameshme “Deloitte and Touche” qe kontrolloi firmat piramidale i cili ka mare nga QEVERIA 255 hektar toke ne Tri Ura dhe 142 hektare te tjere ne fshatin FERRAS?
Toke shtet qe i eshte dhene ketij zoterie gjoja me qira per 99 vjet dhe ne ortakeri me nje Italian ka mbjelle lule shtrydhe. Nderkohe qe qindra banore te zones jane te paplotesuar me toke. Po qe ne emer te fermereve Lushnjare i jane dhene dhe disa mjete bujqesore grand ketij “fukarai”. E pra te nderuar Qeveritar dhe deputet te qarkut te zones te bashkise apo ministrise se bujqesise dhe ju “zemer gjere” te fondit tregoni arsyen pse nxitoni ta beni e te vidhni rreth 1 milion dollare ne mes te ugarit te TERBUFIT. Po ti more sevapçi i Fondit i depolitizuar kur paske para, pse ja nderpreve financimin e 500 milion lekeve te 2.5 km rruge te Ballagatit?
Apo meqenese atje jetojne 2500 banore nuk ka problem, halli eshte ketu tek Maksimi. Personifikim i ndeshkimit per babezi dhe pangopje njerezore ne keta vite te fundit ka patur plot ne bote. Zoti jua “shperblefte” siç e meritoni per çdo babezi e pangopje tuajen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY