DRITAN SHANO/Ndriçuesi i Amerikës dhe shpëtimtari i botës

DRITAN SHANO/Ndriçuesi i Amerikës dhe shpëtimtari i botës

74
0
Shares

(iluminator Americae et salvator mundi)

Lideri Nostrum Maximus Referendumus Omnius ose thjesht Caesar Albanicus Maximus, vdes për vëmendje ndërkombëtare. Në shtypin global, perveçse si Lider Balkanicus Regius që kur dha atë konferencën për shtyp me Kancelaren Merkel, nga dje ai njihet si Trumpus Terribilis Exterminatoris.

Sa herë ka mundësi ai shpalos avantazhin e tij krahasues për te arritur këtë synim. Ai është fare transparent për veten e tij. Ka një buzëqeshje çarmatosëse. Dhe një mundësi të vetme të ketë, fshehurazi stafit të vet, ai do e injorojë thënien proverbiale: “Më mirë të mos flasësh dhe njerëzit të të marrin për budalla, se të hapësh gojën dhe të heqësh çdo dyshim për këtë”.

Nuk di a na mëshiron bota apo thjesht tallet me ne. Shumëkush nuk e di as që ekzistojmë, por po qe se na vështron përmes filtrit tjetër, se çdo popull meriton qeverinë që ka – që e ka zgjedhur me 1.000.000 vota, është i madh probabiliteti që të na mendojnë si një rracë idiotësh.

Në fakt këto tre vitet e fundit duken si një projekt për të na i nxjerrë të gjitha të palarat shekullore në shesh. Por më shumë se dalja e të palarave tona, këto tre vjet, në tërësinë e tyre, mund të përmblidhen si të jetuara në brendësi të lapsusit frojdian të një personi të vetëm. Atij. Liderit Nostrum Maximus Referendumus Omnius

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY