Raporti i BB, me 5 dollarë në ditë 46 përqind e shqiptarëve

Raporti i BB, me 5 dollarë në ditë 46 përqind e shqiptarëve

68
0
Shares

Varfëria e matur me të ardhura 5 dollarë dita për të jetuar arriti në 46 për qind të popullsisë, më e ulëta krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit sipas Bankës Botërore.

Rritja e ekonomisë me 2.6 për qind në 2015 nuk dha efekt në uljen e varfërisë, papunësisë dhe rritjes së konsumit për familjet shqiptare.

Raporti vjetor i BB për ekonominë në Shqipër thotë se ekonomia e vendit u rrit me 2.6 për qind nga 2.7 që ishte parashikuar në fillim, e mbështetur në veçanti nga investimet private. Pagat shënuan rënie nga viti 2010 deri në vitin 2014. Përveç kësaj, rritja e ekonomisë në këto nivele stimuloi rritje modeste të vendeve të punës, kryesisht në shërbimet jotregtare dhe në bujqësi, kurse te të rinjtë numri i papunësisë mbetet i lartë.

“Papunësia te të rinjtë, të grupmoshës 15–29 vjeç, ra krahasuar me një vit më parë, por mbeti ende e lartë, në nivelin 32.2%”, thuhet në raport. Ekonomistja e Bankës Botërore,

Inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit për 2015-n ka qenë 1.9 për qind, por kjo është shoqëruar me ulje të konsumit vjetor të familjeve shqiptare. “Konsumi i popullsisë shënoi rënie, duke arritur në 2.3 për qind në 2015 nga 3 për qind në 2014”, vlerësohet në raportin e Bankës Botërore. Rënie ka pasur edhe në dërgesat e emigrantëve.

Sipas Bankës, kjo ka ardhur për shkak se në 3-mujorin e tretë të 2015-s kontrollet mbi lëvizjet e kapitalit në bankat greke kufizuan sasinë e transfertave të emigrantëve drejt familjeve në Shqipëri.

Banka Botërore ndryshoi me rënie projeksionin e rritjes ekonomike për 2016-n. Në raportin paraardhës ajo shpresonte që 2016-a të mbyllej me rritje ekonomike 3.4 për qind, por në raportin e djeshëm rritjen reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto e parashikon 3.2 për qind.

Ndërkohë borxhi publik vazhdoi të rritej dhe arriti 72.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të 2015-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY