Aksionerët e naftës, nga parajsat fiskale. Ministria: Kemi kontrata me kompani “offshore”

Aksionerët e naftës, nga parajsat fiskale. Ministria: Kemi kontrata me kompani “offshore”

79
0
Shares

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) pranoi dje se ka lidhur kontrata hidrokarbure me kompanitë e “parajsave fiskale”, përfshirë edhe marrëveshjen me Albanides Energy sh.p.k. “Është fakt i ditur që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri, por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si ‘offshore’” deklaroi dje MEI në një reagim për kritikat mbi marrëveshjen e sapolidhur nga qeveria për kërkimin e naftës në Bllokun 8.

Duke marrë shkas nga raportimet e fundit në media rreth miratimit të marrëveshjes me ndarje, prodhim, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Albanides Energy sh.p.k., për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun “8”, MEI sqaron se ligji nuk i pengon kompanitë “offshore” të marrin koncesione në Shqipëri.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje hidrokarbure është bërë në përputhje me ligjin e vitit 1993 ‘Për hidrokarburet (kërkim-prodhim)’”, deklaron MEI. Sipas njoftimit, negociatat për këtë marrëveshje kanë zgjatur më tepër se një vit dhe janë kryer nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Sipas agjencisë Reuters, Dinaric International Energy, pronare e Albanides Energy, ia ka shitur për 90 mijë dollarë aksionet dhe të drejtat që mund të përfitojë për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës në zonën e “Bllokut 8” në Shqipëri, një shoqërie kanadeze të quajtur Columbus Copper, e kuotuar në Bursën e Torontos.

Shitja ka pasur si kusht marrjen e licencës deri në qershor të vitit 2015, por nëse palët gjenin akordin, ajo mund të rrinte në fuqi edhe nëse shkeleshin afatet. Në korrik të 2015-s, Columbus Copper ia ka kaluar aksionet Energulf Resources. Pjesë e kontratës së fundit, siç del nga dokumentet, janë edhe të drejtat e kërkimit të naftës në Bllokun numër 8 në veri të vendit.

Sipas zyrës së shtypit të MEI-t, “aludimi që bëhet për këtë marrëveshje për lidhje me investigimin ‘The Panama Papers’ është rastësor për të mos thënë spekulativ”. Nga ana tjetër, ministria deklaron se kompanisë me qendër në “parajsën fiskale” i është dhënë një zonë e parëndësishme dhe pa interes. “Blloku 8 është i pozicionuar në pjesën e veriut të Shqipërisë, zonë për të cilën nuk ka pasur asnjëherë më parë interes kërkimi nga kompani të tjera vendase apo të huaja për shkak edhe të mungesës së studimeve sizmike dhe riskut të lartë të kërkimit”, informon ministria. Sipas ministrisë, kontrata përcakton investimin e 5.300.000 dollarëve për kërkimin e naftës në Bllokun 8.shqip

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY