Policia e Elbasanit prongosi sot një person me akuzën e “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”
Specialistët për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit, Jorgaq Nishku, 63 vjeç, banues në Gramsh.
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi duke qënë me detyrë punonjës i Fondacionit për dhënie mikrokredie për fermerë kishte mbledhur këstet e kredisë por nuk i kishte dorëzuar në fondacion. Dy banorë të Gramshit L.SH, 33 vjeç dhe I.A 28 vjeç kishin marrë kredi pranë këtij fondacioni dhe këstet mujore ja paguanin rregullisht shtetasit Jorgaq Nishku.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/