Masakrohet nga një boksier rumun Dritan Demiraj, i burgosur në Parma për...

Masakrohet nga një boksier rumun Dritan Demiraj, i burgosur në Parma për vrasjen e rumunes

105
0
Shares

Një shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm në Itali është rrahur brutalisht nga një ish-boksier rumun.

Mediat italiane raportojnë se Dritan Demiraj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Parmës. 29-vjeçari shqiptar punonte si bukëpjekës në mensën e burgut. Ishin rojet e burgut ata që ndërhynë për të ndarë sherrin dhe dërguan shqiptarin në spital.

Dritan Demiraj është dënuar për vrasjen e ish të dashurës së tij, shtetas rumune Lidia Nusdordfi dhe partnerit të saj Silvio Mannina.

Ngjarja me gjasë është një hakmarrje për krimin e kryer nga shqiptari, megjithëse autoritetet italiane kanë nisur hetimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY