“Nje vjedhje klamoroze me ndermjetesine e Olsi Rames!”

“Nje vjedhje klamoroze me ndermjetesine e Olsi Rames!”

55
0
Shares

Qeveria vendosi të shtojë me 50 milionë euro fondin për ndërtimin e autostradës prej 13 km që nis nga TEG dhe përfundon tek hyrja e tunelit të Krrabës cfarë nga ish-kryeministri Berisha është komentuar si një zhvatje e madhe me ndërmjetësimin e vëllait të Kryeministrit Rama, Olsin.

“Per 13 km autostrade Farke -Ibe do paguhet 36% me shume sesa per tunelin e Krrabes.

Te dashur miq, pasi paralizoi punimet per tre vjet ne segmentin Farke-Ibe, pas sulmeve publike, bllokimit te pagesave, ndersimit te nenkontraktoreve, kercenimeve per te perzene kompanine si mashtruese dhe deklaratave se projekti ishte i keq etj etj, tani eureka me ndermjetesine e Olsi Rames,vllaçko Edi zgjidhi qesen per vete dhe vendosi te paguaje per kete segment rreth 40% me shume sesa kushtuan 5.4 km tunel i malit te Krrabes, apo 82milione euro kundrejt 57 milione euro qe u paguan nga qeveria e meparshme per tunelin me gjatesi 5.4 km te malit te Krrabes.

Edi Rama kete afere megakorruptive e justifikoi me argumenta fallco dhe qesharake. Sipas tij, kjo po ndodh keshtu se kompania nuk e ka patur real çmimin e tunelit pasi ai ka qene me i larte.

Ne rast se eshte keshtu, kesaj i thone te marresh persiper te mbushesh arken e kompanise me para te takspaguesve shqiptar per mashtrimin e saj, natyrisht kjo behet vetem duke i ndare parate me te.

Argumenti i dyte eshte nje megamashtrim tjeter i madh sa i pari. Sipas Rames, kostoja e autostrades Farke-Ibe, traseja e te ciles kishte perfunduar ne masen 60% para qershorit te vitit 2013, arrin ne keto shifra qe tejkalojne me 40% cmimin e tunelit sepse traseja ka shkare ne 13 km te saj pra ne te gjithe gjatesine e saj.

Ky eshte nje mashtrim i paskrupullt, shkarja e Ibes eshte vetem disa qindra metra dhe padyshim qe ajo ka kosto shtese ne rast se eshte per arsye madhore.

Por pas “deal done”, pazarit te felliqur te mbyllur, Edi Rames, per te justifikuar vjedhjen e madhe te ndermjetesuar nga vella Olsi, i duhet t’u thote shqiptareve se katastrofa natyrore ka perfshire autostarden ne 13 km e saj.

Kjo eshte nje megavjedhje e tmerrshme e takspaguesve shqiptar, per te cilen drejtesia, nen thundren e krimit qeveritar hesht sot por neser do te thote fjalen e saj! sb”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY