IframePolicia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 22.5 kilogramë kanabis sativa në ambientet e një hoteli, në pronësi të 32-vjeçarit Erjon Beqiri.
Policia e Sarandës sqaron se, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit. Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
“Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia.
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë i Policisë së Sarandës
Sarandë
Policia ka sekuestruar 22.5 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva !
Në pranga, pronari i një hoteli !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
– Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit.
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr. 1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(Neni 283 i Kodit Penal).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/