Itali, arrestohen dy shtetas shqiptarë, u kapën me drogë dhe 9 mijë...

Itali, arrestohen dy shtetas shqiptarë, u kapën me drogë dhe 9 mijë euro

71
0
Shares

Dy shtetas shqiptarë kushërinj me njëri­tjetrin janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me drogë. Shqiptarët, njëri 29 dhe tjetri 30 vjeç u kapën me 80 gramë kokainë dhe 9 mijë euro cash që kishin fituar nga shitja e drogës. Njëri prej tyre u arrestua të premten në darkë ndërsa po shfrytëzonte fundjavën për të shitur drogën në lokalet e natës.

Në makinë, policia i gjeti 20 gramë kokainë ndërsa pjesën tjetër dhe materialet për shitjen e saj u gjetën në apartamentin e kushëririt të tij në Rimini. Në momentin që ai kuptoi se po i shkonte Policia për kontroll, ai tentoi të hidhte kokainën në banjë dhe më pas shkarkoi ujin për të humbur gjurmët. Por lëvizjet e tij u kuptuan nga Policia e cila arriti të nxirrte drogën nga tualeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY