Komisariati i Policisë Mallakastër bën me dije se një vajzë e re, e moshës 25vjeçare ka marrë guximin të denoncojë një burrë shumë herë më të madh se ajo, i cili e përndiqte këmbakëmbës.
Mënyra e bezdisjes ka qenë e tillë, sa vajzës me inicialet R.Xh., 69 vjeçari i ka shkaktuar edhe gjendje ankthi në mënyrë të vazhdueshme presioni i bërë nga i moshuari. Mësohet se shtetasi D.Sh., 69 vjeçar është fqinj me vajzën e re, të dy banues në fshatin Mizë, e kështu atij i ishte fiksuar të përndiqte vajzën duke i kërkuar të kishin marrëdhënie intime. Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për akuzën e përndjekjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/