Dy krimet e tmerrshme të Dritan Demirajt

Dy krimet e tmerrshme të Dritan Demirajt

100
0
Shares

Bukëpjesëkis shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Rimini tani është në caste kritike për jetën e tij.

Vrasësi i dyfishtë u masakrua keq sot nga ish-boksier rumun në burg me sa duket e lidhur kjo rrahje me viktimën e parë të Demirajt, të dashurën e tij rumune, Lidia Nusdorfi.
lidia

E dashura e Dritanit, Lidia

Dritan Demiraj, bukëpjekësi 30-vjeçar shqiptar, akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij Lidia Nusdorfi dhe të fejuarit të saj Silvio Mannina.

Nga dosja hetimore e cila u publikua sot nga Panorama mësohet se shqiptari e kishte therur në fyt ish-të dashurën e tij në stacionin e metrosë në Mozzate, ndërsa Silvio Mannina, u torturua, vra dhe më pas u varros në një gurore në Rimini për shkak se ai kishte nisur një raport dashurie me Lidian, ish-e dashura e shqiptarit me të cilin kishte edhe një djalë.
silvio

I dashuri I Lidias, italiani Silvio

30-vjeçari ka pranuar në gjykatë autorësinë e krimit. Dritan Demiraj tha se nuk e kishte pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer vrasjet në shenjë hakmarrje.

“Lidia më tradhëtoi dhe më poshtëroi, unë u çmenda”, ka deklaruar ai.

Për prokurorinë, shqiptari, i cili ka punuar për vite në një furrë buke në Romagna, e kishte planifikuar mirë vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të ri të saj.

Pasi ishin ndarë, gruaja bashkë me djalin, kishte lëvizur në Milanese në përpjekje për të nisur nga e para jetën e tyre.

Dritani përmes mashtrimit i la një takim në Stacionin e Mozzate mbrëmjen e 1 marsit të vitit 2014.

Kur ajo mbërriti tek nënkalimi, ai e theri për vdekje.

I verbuar nga xhelozia, Dritani thuhet në dosjen hetimore të akuzës, vendosi të eleminonte edhe të dashurin e ri të saj, Manninën.

Në Romagna, i riu nga Bolonja ishte rrëmbyer nga Dritani dhe dërguar në një apartament në të cilin u rrah, torturua dhe më pas mbyt.

Trupi i Silvios ishte varrosur më pas në një gurore të braktisur pak kilometra nga Rimini, ku u gjet vetëm pas dy muajsh nga ngjarja.

Shqiptari e ka pranuar edhe këtë vrasje të dytë dhe kishte rrëfyer ku e kishte fshehur trupin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY