GALLATA/ “Fitorja publicitare” e Edi Ramës nuk mjafton, merr 2 për qind...

GALLATA/ “Fitorja publicitare” e Edi Ramës nuk mjafton, merr 2 për qind më pak vota se Enver Hoxha

52
0
Shares

Rreth 97 për qind e anëtarësi socialiste që votoi në referendumin e djeshëm i është përgjigjur me “Po”, pyetjes “a quhet i rinovuar mandati i kryetarit Edi Rama ku ai zgjidhet kryeministër”.
Me këtë rezultat, duket se anëtarët e PS kanë mbështetur në mënyrë masive referendumin e thirrur me iniciativë të kreut të saj, Edi Rama. Por, krahasuar me rezultatet në kufijtë e 99 për qindshave që dikur fitonte Enver Hoxha, duket se popullariteti i Edi Ramës, në partinë trashëgimtare, ka rënë me 2 për qind.
E reja dhe e veçanta e fitores së Edi Ramës, që bën dallimin me atë të Enver Hoxhës është mënyra festive që shoqëroi pas shpalljen e “fitoren publicitare”. Mbrëmë vonë, dhjetëra simpatizantë u mblodhën para selisë së PS-së prej nga me hedhje fishekzjarrësh në duar, ata festuan “fitoren publicitare” të referendumit prej Edi Ramës.
edi rama, voton2 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY