Rama erdhi me premtimin për “rilindje” dhe po qeveris me shullazët

Rama erdhi me premtimin për “rilindje” dhe po qeveris me shullazët

62
0
Shares

Për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet së pari shkëputja nga krimi dhe e dyta, nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë dhe kthimi i tyre në ekonominë kombëtare.
Në bashkëbisedim me banorë të Vaqarrit dhe Farkës ku në qendër ishte programi i PD, Basha theksoi se që të realizohet kjo është e domosdoshme të garantohet vota e lirë.
“Këta erdhën me premtim ‘rilindje’ e po qeverisin me shullazët. Këta erdhën me premtim vende pune e po qeverisin duke i nxjerrë shqiptarët nga shtëpitë e tyre e duke i çuar në emigracion.
Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet.
Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim”, theksoi Basha.
Punësimi është prioritet kryesor i Lulzim Bashës e për ta realizuar këtë ai thotë se është e domosdoshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.
“Vetëm përmes investimeve mund të krijohen vende të reja pune. Nuk krijohen vende pune vetëm duke u lutur, as duke bërë propagandë, e as duke ndenjur në televizor. Por që t’i krijojmë këto duhet që paratë nga oligarkia të vijnë tek populli”.
Një qytetar nga Kombinati ngriti shqetësimin e abuzimit me faturat e energjisë elektrike dhe korrupsionit në OSHEE. Duke mos e përballuar rritjen e pajustifikuar të faturave dhe faktin që askush nuk e merr në konsideratë ankesën e qytetarëve, ai është detyruar ta mbyllë biznesin e si rrjedhojë t’u ndërpresë të vetmen të ardhur 6 familjeve.


Qytetar: Kam një biznes në Kombinat. 804 mijë lekë më ka ardh (fatura e dritave) në muajin  tetor. Në muajin nëntor 870 mijë, në muajin janar 1 milionë e 600 mijë. E kam mbyll Lulzim Basha. Mbaj 6 familje me bukë në qendër të Kombinatit. Nuk durohen më. Vijnë duke pa sahatin se dun lekë. Kam dasht t’i denoncoj po ku t’i denoncoj Lulzim Basha. E dyta, ta shohësh rrugën e Prush-Gropës, skandal, e kanë ngushtu. Kanë bërë vjedhje kolosale këtu ke fusha.
Basha: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri!

Lidhur me shqetësimin e banorëve për ndarjen territoriale e cila sipas tyre pamundëson shërbimin ndaj qytetarëve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rikonfirmuar se me ardhjen në pushtet ndarja territoriale do t’i nënshtrohet për diskutim dhe vendimmarrje qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY