Viti 2015, 3 mijë turqë e italianë ‘zvëndësosjnë’ 70 mijë shqiptarë azilkërkues

Viti 2015, 3 mijë turqë e italianë ‘zvëndësosjnë’ 70 mijë shqiptarë azilkërkues

78
0
Shares

5 për qind e të gjithë emigrantëve që janë regjistruar në vendet europiane janë nga vendi ynë. Destinacioni më i kërkuar është Gjermania. Ndërkohë, raportohet se në vitin 2015, ka pasur një rekord sa i përket numrit total të kërkesave për azil, teksa shifrat i kanë kaluar 1.2 milionë persona. 1/3 e të gjithë emigrantëve janë sirianë, ndërsa 14 për qind janë nga Afganistani. Më pas vijnë vende si Iraku dhe Kosova. Shqipëria renditet në vend të pestë dhe ndiqet nga vende të Afrikës.

Por nga ana tjeter Shqipëria vlerësohet si vend i preferuar për të punuar, veçanërisht nga shtetasit e vendeve fqinje dhe kjo për disa arsye. Kostoja e ulët e jetesës, taksat mbi të ardhurat, por edhe nevoja që ka vendi për disa profile profesionesh që te ne ose mungojnë ose gjenden me pakicë. Të paktën në pesë vitet e fundit, numri i tyre ka ardhur në rritje, kjo edhe se legjislacioni i ndryshuar herë pas here e favorizon. Në vitin 2015, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, numri i shtetasve të huaj që punojnë në vendin tonë ishte mbi 3,000

Fqinjët italianë dhe “vëllezërit” turq. Janë pikërisht shtetasit e këtyre dy vendeve që kryesojnë listën e të huajve, të cilët kanë zgjedhur që të punojnë në vendin tonë.

Kjo tendencë u theksua më shumë gjatë vitit të kaluar, pasi më herët ajo udhëhiqej nga shtetasit kinezë, të cilët i gjen më shumë në ndërtim dhe tregti.

Për vitin 2015, shifrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit raportojnë mbi 3,000 të huaj që kanë zgjedhur si mundësi punësimi vendin tonë. Gjatë pesë viteve të fundit, tendenca kryesisht është në rritje, me disa luhatje të pakta. Kuadri ligjor që rregullon marrëdhënien e tyre të punës brenda kufijve shqiptarë ka ndryshuar disa herë, së fundmi në vitin 2013. (Ligji 108/2013 datë 28/03/2013
”Për të Huajt”dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave me Nr. 66-70 dhe 74-85, datë 12.02.2014 si dhe Urdhrit të Ministrit nr.147, datë 09.07.2014
”Për deklarimin për punësim të shtetasve të Bashkimit Europian, zonës Shengen, shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasve të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare).

Ky kuadër përcakton se cilët shtetas të huaj duhet të pajisen me leje pune dhe cilët me vërtetime. Përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit me atë të BE-së (kusht për përgatitjen e hapjes së tregut kur të aderojmë në BE) dhe lehtësimi i kushteve për marrjen e lejeve të punës krijuan terren më të favorshëm për punësimin e të huajve.

Statistikat e ofruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportojnë se për periudhën janar-dhjetor 2015 u punësuan 3,139 shtetas të huaj nga të cilët 1,711 me leje pune (që jepen për shtetas jo anëtarë të Bashkimit Europian, zonës Shengen, shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare) dhe 1,428 që ishin të pajisur me vërtetim deklarimi për punësim. Ekspertët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit thonë se duke analizuar numrin e shtetasve të huaj, të cilët janë në marrëdhënie pune pranë kompanive të huaja, filialeve të tyre në Shqipëri që janë vetë investues, mund të thuhet se tendenca e punësimit është pozitive dhe kjo detyrimisht çon në rritjen e numrit të këtyre shtetasve.

Fakti që të huajt po gjejnë në Shqipëri një vend të sigurt pune është bërë shpesh pjesë e raportimeve të mëdha të huaja, veçanërisht nga ato të shteteve fqinje.

Ka disa arsye se përse tregu shqiptar i punës i josh këta njerëz, siç është kërkesa ende e lartë për profesionistë, për njerëz të kualifikuar në profesione të vjetra apo në ata sektorë që janë nën zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, por edhe kostoja e ulët e jetës (krahasuar me vendet e tyre të origjinës), por edhe një taksim më i favorshëm.

Tirana, aty ku strehohen më shumë

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, është “streha” e preferuar e të huajve që zgjedhin të krijojnë një jetë të re në vendin tonë. Statistikat e 2015-s të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP-së) tregojnë se tre janë rajonet që kanë numrin më të madh të shtetasve të huaj – Tirana, Durrësi dhe Lezha. Mund të thuhet se ka një ndryshim të vendosjes gjeografike të shtetasve të huaj. Në vitin 2014, në krye të preferencave qëndronin Fieri, Elbasani e Shkodra.

Nëse i referohemi në mënyrë më të detajuar të dhënave të vitit të kaluar, sipas të njëjtit burim, Tirana me 1,447 shtetas të huaj aplikues zinte vendin e parë sa i përket shtrirjes gjeografike. Kjo shifër zë 46% të totalit, nga të cilët 651 leje pune dhe 796 vërtetim – deklarimi për punësim. E ndjekur nga Durrësi, me 291 shtetas të huaj, ose 9.2% e totalit

(nga të cilët 101 leje pune dhe 190 vërtetim deklarimi për punësim). Në vendin e tretë, sipas të dhënave të SHKP-së, renditet Lezha me 172 shtetas të huaj ose 5.5% e totalit (nga të cilët 134 leje pune dhe 38 vërtetim – deklarimi për punësim). Pjesa tjetër e të dhënave u takojnë rajoneve të tjera të vendit.

Dominojnë punëmarrësit, që punojnë në sipërmarrjet private me pronësi të huaj. Sektorë të veçantë të ekonomisë preferojnë të marrin punonjës të huaj për kategori pune të ndryshme. Një pjesë i preferon për nivelin e aftësive të munguara të punonjësve shqiptarë, kryesisht në fushën e industrisë nxjerrëse dhe energjetikës, ndërsa pjesa tjetër për krahun më të lirë të punës.

te-huaj-sipas-qyteteve

Turqit dhe italianët, “emigrantët” e Shqipërisë

Ky është një fenomen që ekspertët shpesh përpiqen t’i “emigracion” të ndërsjellë, për disa janë efekte të globalizmit e për të tjerë janë efekte krize. Pjesa më e madhe e të huajve, të cilët preferojnë të vijnë në Shqipëri janë nga shtetet fqinje, që janë më të goditura nga kriza financiare e me të cilët historia na ka lidhur gjithmonë.

Regjistri elektronik i të huajve (moduli E-leje pune) ka rritur mundësinë e monitorimit dhe menaxhimit të shtetasve të huaj në Shqipëri dhe kjo ka lehtësuar kryerjen e studimeve për ndikimin që kanë në ekonomi.

Megjithatë, të huajt që punojnë në Shqipëri përbëjnë një forcë pune pothuajse të pandjeshme ndaj totalit, edhe pse numri i tyre është në rritje. Në vitin 2008 ishin 1,200 të huaj që punonin me leje të rregullta pune, ndërsa në vitin 2011, kjo shifër u rrit në 2,300, për të arritur në vitin pasardhës në 2,500.

Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë vitit 2015, numrin më të madh të shtetasve të huaj të pajisur me leje pune e zinin turqit, që përbënin 52% të totalit (me 888 leje).

Ata ndiqen nga shtetasit kinezë me 188 leje pune ose 6% e totalit, kanadezët me 95 leje pune ose 5.5% e totalit dhe maqedonasit me 80 leje pune ose 2.6% e totalit.

Këto shifra i referohen numrit total të lejeve të punës të dhëna (1,711) dhe jo atij të të huajve në Shqipëri.

Ndërsa fqinjët tanë përtej Adriatikut renditen në vend të parë sa u përket vërtetimeve/deklarimeve të punës. Me 719 vërtetime të dhëna gjatë vitit 2015 ata zinin 50% të totalit (prej 1,428 deklarim punësimesh), të ndjekur nga shqiptarët e Kosovës me 219 vërtetime ose 15.3% e totalit. Vendin e tretë e zënë shtetasit grekë me 168 ose 12% e totalit, ndërsa ata amerikanë 72 vërtetime ose 5% e totalit, shkruan Monitor.

te-huaj-sipas-origjines

HEC-et “joshin” të huajt

Pak vite më parë ishin kinezët ata që dominonin në sektorin e ndërtimit. Sot, kur tregu është i tejngopur dhe nuk po ndërtohet më, ca edhe nga “moratoriumet”, të huajt kanë parë si një sektor joshës atë të veprave hidrike. Kjo ka bërë që sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, sektori i ndërtimit të renditet si më i preferuari për punësimin e të huajve. Rritja e shifrave në këtë fushë i dedikohet mungesës së forcës së punës së kualifikuar që nevojiten për ndërtimin dhe vënien në punë të veprave hidrike. Në Shqipëri, sot numërohen rreth 229 HEC-e të vogla që janë në prodhim.

Kështu, sipas të dhënave për vitin 2015, ndërtimi ishte sektori që dominoi tregun e punës me 721 shtetas të huaj. E shprehur në përqindje është 23% e totalit, nga të cilët 553 janë pajisur me leje pune dhe 168 me vërtetim deklarimi për punësim.

Në vendin e dytë janë aktivitete të tjera shërbimi me 572 shtetas të huaj, e shprehur në përqindje 18% e totalit, nga të cilët 269 janë pajisur me një leje pune dhe 303 me vërtetim deklarimi për punësim.

Në krahasim me vitin 2014, që kishte parësore fushën e shërbimeve të ndryshme si p.sh., hotele, bare, restorante, qendra trajtimesh estetike apo aktivitete të shoqatave të ndryshme, viti 2015 ka renditur në vendin e parë sektorin e ndërtimit. Këtë vit, ky sektor ka një karakteristikë të re, nuk bëhet fjalë për ndërtim rrugësh apo pallatesh, por veprash ujore siç janë hidrocentralet, le të themi ai në Banjë, Moglicë, etj..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY