Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar ditën e sotme një protestë në Durrës, duke bllokuar rrugën e plazhit. Dfuket së kërtë protestë ata e kanë zhvilluar për rikonstruksionin që po i bëhet kësaj rruge nga ana e Bashkisë.
300 aktivistët e AK kanë çarë pengesat e vendosura nga Bashkia Durrës dhe kanë bllokuar rrugën duke hedhur edhe bomba tymuese.
Sipas tyre kjo është një vjedhje që bëhet çdo vit në Durrës, “kur në dimër rrugët qepen dhe në verë shqepen”. Situata u tensionua kur u përdorën bombat tymuese, ndërsa policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/