E përshëndeti gabimisht, pasi e ngatërroi me të njohurin e tij, shqiptari...

E përshëndeti gabimisht, pasi e ngatërroi me të njohurin e tij, shqiptari qëllon me thikë 18 vjeçarin italian

55
0
Shares

Një adoleshent shqiptar ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë një 18 vjeçar italian. Viktima ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 16 vjeçari shqiptari plagosi rëndë të riun italiane pasditen e shkuar në një shëtitore në Termoli.

Adoleshenti përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është transportuar për në burg natën e shkuar.

I plagosuri u dërgua në spitalin “San Timoteo” në Termoli ku iu nënshkruara një operacioni delikat, ndërsa ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.

Sipas kësaj agjencie, sherri ka nisur për shkak të një “përshëndetje të gabuar”. Adoleshenti italian e ka përshëndetur shqiptarin, duke e ngatërruar me një të njohurin e tij.

Pas kësaj ka nisur sherri, ndërsa shqiptari e ka qëlluar me thikë në bark, duke e plagosur rëndë. Më pas, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY