Forcat e Armatosura informojn lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145. Ekspertet e kompanise prodhuese Eurocopter si dhe eksperte ushtarake amerikane te specializuar per kete lloj helikopteri, te thirrur nga MInistria e Mbrojtjes per te asistuar ne zbardhjen e ngjarjes, kane asistuar grupin hetimor te kryesuar nga prokuroria per te nxjerre kameren regjistruese.
Qe nga ai moment “Kamera regjistruese” është në dispozicion të Prokurorisë, e cila po heton çështjen. Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, polumbare te Policise se Shtetit dhe atyre të FA, si dhe mjete të tjera logjistike, kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të dëmtuar të helikopterit nga liqeni.
Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes vijojnë bashkëpunimin intensiv me Prokurorinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/