VIDEO/ Denoncimi: Bëra 12 vite burg për trafik droge, punova për kryebashkiakun...

VIDEO/ Denoncimi: Bëra 12 vite burg për trafik droge, punova për kryebashkiakun socialist të Këlcyrës

55
0
Shares


Klement Ndoni

Një ish-i dënuar ka denoncuar se ka punuar për kreun aktual të bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni për trafik droge.
Personi i prezantuar si Bardhi Nunollari nga Përmeti ka publikuar në rrjetin social You Tube, një video ku rrëfen gjithçka nga veprimtaria e tij e dikurshme e jashtëligjshme.
Ai thotë se ka bërë 12 vjet burg për tentativën e më shumë se 1 toni kanabis në Greqi, ndërsa këtë veprimtari e bënte disa herë për Ndonin, kryetarin e bashkisë së Këlcyrës të zgjedhur të zgjedhur nga Partia Socialiste, por ky i fundit jo vetëm që nuk u dënua, por tashmë ka një detyre të lartë shtetërore.
Nunollari rrëfen me detaje aktivitetin e dikurshëm dhe se si trafikonte drogë për llogari të Ndonit me kamionin e tij. Më pas nga burgu ku, Nunollari thotë se ka komunikuar edhe me prokurorët, të cilëve iu ka treguar për implikimin e Ndonit, por kjo nuk është marrë parasysh. Bardhi Nunollari kërkon ende drejtësi duke kërkuar që shteti të vërë para përgjegjësisë kreun aktual të bashkisë së Këlcyrës.


bardhi nunollari
Bardhi Nunollari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY