Policia amerikane ka publikuar vrasjen e një gruaje që mendohej se ishte e rrezikshme.
Videoja e regjistruar nga kamera e trupit të oficerit të policisë, tregon pamjet kur ky i fundit, paralajmëron një grua me ngjyrë e cila mban në dorë një armë të ftohtë.
Ndërsa ajo i afrohet me armë në dorë, oficeri e qëllon duke i shkaktuar vdekjen. Autoritetet amerikane njoftuan se gruaja 40-vjeçare u bë e dhunshme, pasi policia i kishte paraqitur një urdhër-dëbimi nga shtëpia.
Edhe më herët policia amerikane ka qenë në qendër të vëmendjes për veprimet e saj, kryesisht kundrejt njerëzve me ngjyrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/