Ministrja socialiste franceze ironizon zgjedhjet partiake “alla shqiptare”

Ministrja socialiste franceze ironizon zgjedhjet partiake “alla shqiptare”

59
0
Shares

Ka një rast kur Shqipëria merret shembull dhe në mediat ndërkombëtare nuk flitet vetëm për krime apo probleme. Megjithatë, shembulli nuk është edhe aq për të na bërë krenar.
Modeli shqiptar i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. Në fjalorin politik të së majtës franceze, pjesëmarrja në një garë për kreun e një partie politike vetëm me një kandidat, konsiderohet si “zgjidhje alla shqiptare”.
Deklaratën e bëri sot deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti, teksa në France po debatohet për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale.
“Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”.
Filippetti është ish-ministre e Kulturës në qeverinë socialiste franceze deri në 2014 dhe ish-gruaja e ekonomistit të famshëm francez, Thomas Piketty.
Deklarata e deputetes është bërë në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”, mbi debatin për garën brenda socialistëve për nxjerrjen e kandidatit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Nuk dihet nëse deputetja franceze i referohet referendumit të organizuar nga Partia Socialiste por fakt është që deklarata e saj vjen vetëm një ditë pas këtij procesin në PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY