Presidenti u kërkon grave të mos përdorin tharësen e flokëve…

Presidenti u kërkon grave të mos përdorin tharësen e flokëve…

69
0
Shares

Një kërkesë e çuditshme ka ardhur nga presidenti i Venezuelës. Nicolas Maduro i ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursyer energjinë.
Po kështu Maduro përmes një dekreti ka urdhëruar që edhe e Premtja të jetë pushim për dy muaj për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Ai ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuar
Maduro i ka rekomanduar vajzave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste special.
“Gjithmonë kam menduar se pamja natyrale e flokëve është më e mirë” tha ai.
Gjithashtu presidenti i ka bërë thirrje shtetasve të tij të përdorin sa më pak pajisjet elektrike madje dhe rrobat të mos i thajnë në lavatriçe por ti nxjerrin në diell.
Por jo të gjithë kanë mirëpritur apelet e presidentit.
Një qytetar i tha Al Jazeera “Nëse presidenti mendon se tharësja e flokëve do ta ndihmojë atëherë problemi është më i rëndë sesa kemi menduar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY