Detajet e vrasjes së Elbasanit/ Viktima, vëllai i Gentjan Beqirit, u vra...

Detajet e vrasjes së Elbasanit/ Viktima, vëllai i Gentjan Beqirit, u vra teksa ruhej me policë në banesë

53
0
Shares

Personi i gjetur pa jetë buzë lokalit në Elbasan është identifikuar si shtetasi Sajmir Beqiri, rreth 40-vjeç, person me precedentë penalë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Elbasanit, kufoma e viktimës është ende ne vendngjarje dhe po priten ekspertë nga Tirana. Krimi ka ndodhur në orën 06.45 të së hënës. Sajmir Beqiri ka dyshuar se po ndiqej nga persona të dyshimtë dhe ka tentuar të largohej. Kur ka zbritur nga makina është larguar por është ndjekur nga vrasesi i cili e ka qëlluar per vdekje.

Viktima i gjetur mëngjesin e sotëm pa jetë buzë lokalit është vëllai i Gentjan Beqirit, i cili u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte në “arrest shtëpie”. Ndërsa rreth 1 orë më vonë, po ate ditë i ati gjeti vdekjen pas një infarkti të pësuar nga tronditja.

Gentjan Beqiri, njihej edhe me emrin, Ardian Meta. Ai ruhej nga efektivët e policisë, pasi ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbi 35­ vjeçarin e ekzekutuar rëndonin disa akuza, mes të cilave edhe ajo për vrasjen e një biznesmeni elbasanas disa vite më parë.

Efektivët e policisë kanë neglizhuar ruajtjen e viktimës, ndërsa ekzekutorët kanë hyrë në shtëpi duke e qëlluar Gentjan Beqiri për vdekje në krevat. Policët u vunë në akuzë dhe u arrestuan vetëm një ditë pas ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY