Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shpjeguar sipas tij arsyet se pse e majta e Shqipërisë nuk është popullore në Kosovë.
Në një interviste për “Komiteti” të gazetës ekspres, ai ka fajësuar Partinë Demokratike ndërkohë nuk ka bërë asnjë kritikë të politikës së Hoxhës ndaj Kosovës
“
E përmendët të majtën më herët, shqiptarët e Kosovës është e vërtetë që gjatë viteve ‘90 kanë pasur paragjykime ndaj të majtës, mirëpo kjo u thye në vitin 1999 nga ju dhe z. Majko. Paraardhësi juaj dhe më vonë edhe pasardhësi juaj, z. Nano ishte ai me gjasë që i kishte krijuar paragjykimet e para në një takim me Slobodan Millosheviç. A besoni që z. Nano ka qenë më pak patriot se sa politikanët e tjerë shqiptarë?
Ne jemi vërtet në Komitet, por unë nuk dua të marrë përsipër të bëj gjykatësin e patriotizmit dhe nuk më pëlqen me thënë të drejtën kjo gjë. Por e vërteta është që paragjykimi për Partinë Socialiste vinte për disa arsye pas 1990-s. Arsyeja e parë është që ishte Parti Socialiste, ndërkohë që edhe Millosheviçi e kishte Parti Socialiste dhe s’kishte asnjë lidhje.
Së dyti mendoj që ishte propaganda që bëri Partia Demokratike dhe Berisha si mjeshtër i paparë, dhe sot e kësaj dite, i propagandës, që edhe nga hiçi mund të bëj një super-lajm, duke akuzuar që Parinë Socialiste, Partinë e Punës, Partinë Komuniste e krijuan jugosllavët dhe ka qenë gjithë jetën në shërbim të jugosllavëve e kështu me radhë dhe ka shitur Kosovën etj, etj. Pra ishte bërë një propagandë duke u ndërthurur disa elementë për ta paraqitur si një parti anti-kombëtare. Gjë që unë mendoj që nuk është e drejtë dhe nuk është as objektive dhe me baza.
Ndërkohë, që Partia Demokratike duke qenë se në atë kohë Lëvizja Demokratike e Kosovës ishte shfaqur si forcë opozitare dhe kundër sistemit, por dhe jo se ishte thjeshtë kundër sistemimit, por në fund të fare sepse ishte për Kosovën Republikë. Sepse ishte për të nxjerr në pah atë që Kosova është e shqiptarëve, u takon shqiptarëve, u atashua normalisht me Partinë Demokratike për shumë arsye të natyrshme. Dhe praktikisht Partia Socialiste nuk kishte një forcë politike partnere apo që mund të komunikonte, sepse dihej që deri në 1998-n ka qenë LDK dhe shumë pak parti të tjera modeste, sepse edhe LDK-ja është parë gjithmonë si një parti kombëtare, shtetformuese”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/