Meta në mëdyshje për koalicionin e ri të 2017

Meta në mëdyshje për koalicionin e ri të 2017

70
0
Shares

Kryetari i LSI Ilir Meta nuk është i sigurtë nëse zgjedhjeve parlamentare do të jetë në koalicion me PS. N ënjë intervistë për gazetën online Ekspres ai thotë se ky është një vendim që e marrin strukturat e partisë. Ndërkaq mendon se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Po flitet për një mundësi që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen në mars ose në prill të vitit të ardhshëm, pra para zgjedhjes së Presidentit.

Nuk mendoj se Shqipëria ka ndonjë arsye për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Presidentin e ardhshëm a duhet ta zgjedhë ky parlament apo parlamenti tjetër?

Kjo është çështje kalkulimesh, të cilët më shumë se kushdo tjetër mund t’i bëjnë juristët, por nuk mendoj se kjo është kaq shumë e rëndësishme.

A besoni se në zgjedhjet e ardhshme do të jeni prapë në koalicion me të njëjtin partner të koalicionit apo LSI do të shkojë e vetme dhe pastaj do të vendosë më kë do të bëjë koalicion, si përcaktuese tashmë historike e qeverive?

Unë jam kryetar i LSI-së, por nuk jam LSI-ja. Që do të thotë që LSI-ja është më e gjerë se sa kryetari i saj dhe unë nuk mund të marr vendim në emër të saj. LSI ka marrë një vendim për këtë koalicion dhe do t’i qëndrojë koalicionit sikurse i ka qëndruar me korrektësi deri më tani. Ky është një koalicion që ka bërë punë të mira, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme por ka ende shumë punë për të bërë, ka ende shumë përmirësime për të bërë. Vendi ka probleme të mëdha dhe pafund. Dhe në këtë drejtim ne jemi të përqendruar në përmirësimin e mëtejshëm të qeverisjes. Për sa i takon vendimeve që do të merren për të ardhmen, thashë edhe një herë, që këto do të gjykohen nga vetë strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe natyrisht që do të diskutohen apo komentohen edhe nga analistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY