Goditet banda italo-shqiptare, 14 në pranga për trafik droge

Goditet banda italo-shqiptare, 14 në pranga për trafik droge

72
0
Shares
Foto Ilustruese

Karabinierët e Pavias në përfundim të një aksioni policor kundër trafikut të narkotikëve kanë vënë në pranga 14 persona për shpërndarje kokaine dhe marijuane. Mes të arrestyarve janë 5 shqiptarë dhe 9 italianë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), zhvilluar në krahinat e Pavia­s, Milano­s dhe Bolonja­s.

Panorama.al mëson se shqiptarët e arrestuar janë: 38­vjeçari B.L., banues në Voghera, 40­vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28­ vjeçari R.E., banues në Pavia, 43­vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46­vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese. Gjykata ka caktuar për dy të fundit arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat. Hetimet e më shumë së 9­muajsh kanë treguar se droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarët.

Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një bar në Belgioioso, Pavia, ku disa prej të arrestuarve takoheshin me furnizuesit e drogës për të vendosur lidhur me sasinë dhe llojin e drogës që do të blinin dhe mënyrën e dorëzimit të drogës. Një prej të arrestuarve u kap në flagrancë me 50 gramë kokainë,shkruan Panorama .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY