Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka pranuar se Libia është një nga gabimet e mëdha të presidencës së tij. Në një intervistë për Fox News, Obama shprehu keqardhjen për dështimin në parashikimin e asaj që do të vinte pas rënies së diktatorit Muhamar Gadafi. Megjithatë, Obama mbrojti ndërhyrjen si veprim të drejtë për popullin libian.
Libia është gabimi më i madh i presidencës time. Kështu ka deklaruar kreu i Shtëpisë së Bardhë Barak Obama, referuar situatës në Libi dhe dështimit të Shteteve të Bashkuara për tu përgatitur mbi pasojat që do të sillte rënia e diktatorit Muammar Gaddafi.
Gjatë një intervsite për Fox News, ku ka folur për atë që ka arritur dhe nuk ka arritur të bëjë gjatë presiencës së tij, Obama megjithatë është shprehur se ndërhyrja në Libi ishte dicka e drejtë që duhej bërë. Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Obama ka shprehur keqardhje mbi situatën në Libi. Muajin e kaluar, në një tjetër intervsitë mediatike, ai tha se operacioni në Libi ishte zhvilluar ashtu siç ai kishte shpresuar, por që tashme ky vend ndodhet në kaos total. Në këtë intervistë ai kritikoi Francën dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë të veçantë kryeministrin britanik David Cameron, duke thënë se ai u shpërqendrua pas ndërhyrjes, informon ora news.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera morën pjesë në operacioet për mbrojtjen e civilëve gjatë kryengritjes së 2011. Por pas vrasjes së liderit Gadafi, Libia u zhyt në kaos, me dy qeveri paralele dhe me një rivalitet të ashpër të grupeve militanteve.
Në fillim të këtij viti, me ndërhyerjen e Kombeve të Bashkuara u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, por ende nuk duket se ka marrë nën kontrol situatën. Presidenti Obama, të cilit nuk i ka mbetur shumë kohë në detyre, ka folur shpesh herë për dështimet e tij, ndër të cilat përmed edhe ligjin e armëve ne SHBA, i cili mbetet një nga pikat e nxehta të shoqërisë amerikane pavarëisht shtimit të numrave të viktimave si pasojë e një ligji tolerant mbi kontollin e armeve të zjarrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/