HISTORIA/ Burri kishte një grua të dytë. Ja si e zbulova nga...

HISTORIA/ Burri kishte një grua të dytë. Ja si e zbulova nga Facebook

69
0
Shares

Një grua ka parë tek statusi i një femre tjetër, fotografitë e martesës së dytë (të fshehtë), të bashkëshortit të saj dhe ka mbetur e çuditur. Lisa Curran ka zbuluar në internet se bashkëshorti i saj, 52-vjeçari Martin Curran, që sapo kishte festuar dasmën dhe kishte një tjetër bashkëshorte ligjore, 31-vjeçaren Andrea Whiteside.

Duke u vënë përballë këtyre fakteve burri është përpjekur të mbrohet duke thënë se bëhej fjalë për një ish të fejuarën e tij që kishte krijuar një profil fals vetëm e vetëm që të shkaktonte telashe. Por bashkëshortja nuk e ka besuar këtë histori dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.

Jeta e dyfishtë

Falë një investigimi zonja Currant “numër 1” zbuloi se bashkëshorti i saj kishte një jetë të dyfishtë martesore prej gjashtë vitesh, si dhe ishte martuar me Andrea Whiteside. Fotografitë e martesës së dytë që kishte zhvilluar në korrik të vitit të kaluar në kishën e San Michele, Burtonwood, Cheshire, ishin publikuar të gjitha në faqen e parë të profilit të Facebook të zonjës Currant “numër 2”. “Sigurisht ishte një ceremoni ilegale. Tani jam e vetëdijshme se gjatë këtyre viteve ka gënjyer. Ka qenë tepër e ulët për mua dhe dy fëmijë tanë”, është shprehur gruaja në gjykatë.

Martesa

Lisa është njohur me Martin kur ajo ishte 15-vjeç dhe ai 21. Janë martuar në prill të vitit 1987 dhe kanë dy fëmijë 20-vjeçar. Çifti në vitin 2006 është ndarë por kanë qenë të lidhur ligjërisht dhe gruaja tregon se edhe kanë fjetur sërish bashkë pas kësaj ndarjeje. “Unë nuk e kisha idenë se ai kishte një tjetër lidhje e aq më shumë se mund të ishte i martuar me një tjetër femër”, vijon rrëfimin e saj gruaja.
/portalb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY