Basha: ‘Sukses’ i Ramës që familjet shqiptare jetojnë me 5 dollarë në...

Basha: ‘Sukses’ i Ramës që familjet shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë

72
0
Shares

Pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi nëpërmjet një statusi në facebook sese ka rritje të ekonomisë në vend në duke ju referuar raportit të Bankës Botërore, ka reaguar reaguar në mënyrë të menjëhershme kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ironizon Kryeministrin.

Basha shkruan në Facebook, se “liderit global”, duke iu refereruar Edi Ramës, i duket sukses që familjet shqiptare jetojnë vetëm me 5 dollarë në ditë. Sipas Bashës, papunësia është rritur, eksportet dhe konsumi ranë e po ashtu “u rrit borxhi në 72.2% për palma, fasada dhe Jaguarë”.

Duke e etiketuar si “Borati”, Basha thotë se Kryeministri Edi Rama jeton në sukseset e tij personale dhe daljen nga kriza e mundëson programi ekonomik i Partisë Demokratike.

Reagimi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha

Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhipor vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe aksiza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe Jaguarë.

Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e cdo familje të vendit. Por Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale.

Nuk ka përmirësim por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar.

Deklarata më herët e Kryeministrit Edi Rama

Ja Shqipëria në raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015:

Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të rimëkëmbej gjatë vitit 2015, e mbështetur edhe nga investimet e fuqishme private. Ajo u rrit me 3 për qind në tremujorinn e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin. Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së investimeve private; formimi i kapitaleve bruto u rrit me 12.6 për qind (v.m.v) gjatë tremujorit të tretë.

Importi i makinerive dhe pajisjeve u rrit me 13.6 për qind (v.m.v) në tremujorin e fundit, çka tregon nje rritje të fuqishme të investimeve. Konsumi familjar shënoi po ashtu një rritje me 1.9 për qind (v.m.v) në tremujorin e tretë. Rritja e kredive konsumatore, tregtisë, besimit konsumator, dhe faturat e TVSH-së, ndikuan në forcimin e trendit pozitiv të konsumit gjatë tremujorit të fundit. Rritja e eksporteve neto kontribuoi pozitivisht në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY