DETAJET E VRASJES/ Shqiptari, plumb në kokë për 30 mijë franga borxh

DETAJET E VRASJES/ Shqiptari, plumb në kokë për 30 mijë franga borxh

269
0
Shares

Prokuroria në Zyrih ka kërkuar burgim të përjetshëm për një shqiptar, i cili kishte vrarë një bashkëkombës për shkak të një borxhi. Në vitin 2009 në rrethinën e Zyrihyt ka ndodhur një krim i rëndë. Dy burra dhe një grua po ecnin me veturë, kur njëri nga burrat nxori revolen dhe vrau bashkëudhëtarin me plumb në kokë. Gruaja në veturë ishte e dashurua e vrasësit e cila nuk kishte ditur asgjë për planet e partnerit të saj. Pas kryerjes së krimit vrasësi e hodhi kufomën në një mal. Shkak për këtë krim ishte një borxh prej 30 mijë euro.

Autori i krimit kishte ardhur nga Milano në rrethinën e Zyrihut për të «rregulluar punën e borxhit». Pas ekzekutimit ai u kthye në Itali me të dashurën e tij të tronditur. Siç njofton gazeta «Tages Anzeiger» shqiptari u arrestua nga policia italiane dhe më 2010 u ekstradua në Zvicër. Që nga atëherë ai gjendet në paraburgim.

Gjatë procedurës hetimore ai kishte heshtur; edhe përpjekja e psikiatrit gjyqësor për të folur me të kishte dështuar. Në një ekspertizë të shkruar nga psikiatri thuhet se ekziston rreziku që ky shtetas të vazhdojë karrierën e tij kriminale. Pjesa e parë e procesit gjyqësor është zhvilluar në dhjetor 2003, njofton dialogplus, kur ishte shqyrtuar çështja nëse i akuzuari është fajtor apo jo. Gjykata e kishte pohuar këtë. Pastaj i akuzuari ishte treguar befas i gatshëm të flasë me psikiatrin gjyqësor. Kështu ishte zgjatur procesi.

Në pjesën e dytë të gjykimit prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin. Meqë burgim i përjetshëm nuk domethënë qëndrim i përjetshëm në burg. Sipas prokurorit të cështjes i akuzuari kishte ekzekutuar një njeri, i cili po e luste për t’ia falur jetën. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Në vitin 1998 ky shqiptar ia kishte marrë jetën një afrikani në Itali, i cili kishte plaçkitur një prostitutë, e cila ishte nën mbrojtjen e shqiptarit. Ndonëse edhe më tutje në Milano autoritetet italiane nuk kishin arritur ta arrestonin. Ai u dënua në mungesë me 22 vjet burg. Gjykata do të shpallë vendimin e saj më 19 prill.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY