Policia e Tiranës ka sekuestruar 20 automjete, në kuadër të operacionit kundërvjedhjes dhe trafikimit të mjeteve që hyjnë në Shqipëri.
Sipas burimeve policore bëhet me dije se 20 automjetet janë sekuestruar në prani të pronarëve të tyre dhe pas verifikimeve të nevojshme 17 mjete u janë kthyer pronarëve. Mësohet se tre makina ndodhen ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë për verifikim.
Nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për “Identifikimin, Bllokimin, Sekuestrimin e automjetevetë Vjedhura, e të Trafikuara në vendin tonë”, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar sëbashku me drejtuesit e mjeteve disa automjete për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, për rregullsinë e tyre.
Kanë shoqëruar 20 automjete të modeleve të ndryshme, nga të cilat
– 17 automjete janë lënë të lira menjëherë pas verifikimit në sistemin ASF2, pasi kanë rezultuar negative në këtë sistem.
– 3 automjete të markave “Audi, Q7”, “BMW, Seria 5” dhe një “Land Rover, Range Rover Sport”, aktualisht ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme, thuet ne njoftimin e policise.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/