Manjani urdhëron pezullimin e licencës së Përmbaruesit Martin Tusha‏ që u arrestua...

Manjani urdhëron pezullimin e licencës së Përmbaruesit Martin Tusha‏ që u arrestua dje

76
0
Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka pezulluar çertifikatën e ushtrimit të detyrës përmbaruesit Martin Tusha. Urdhëri i ministrit të Drejtësisë është për Tushen i cili u arrestua një ditë më parë.

Mbështetur në nenin 10 shkronja “a” si dhe nenin 21 të ligjit nr. 10031 datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri Manjani ka vendosur për pezullimin e këtij përmbaruesi për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar kjo nga neni 135 i K.Penal.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë.

Përsa më sipër, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani urdhëroi pezullimin e çertifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore Nr 44, datë 10/09/2010 të Përmbaruesit Gjyqësor Privat Martin Tusha, për aq kohë sa janë në fuqi veprimet hetimore të procedimit penal në ngarkim të tij.

Duke marrë shkas nga ky rast, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tërheq vëmendjen ndaj të gjithë shërbimit përmbarimor privat që të jenë korrekt në ushtrimin e funksionit të tyre, veçanërisht në rastet e titujve ekzekutiv, duke përdorur llogari të posaçme për zbatimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY