DEKRIMINALIZIMI/ Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, afat deri në 8 maj për të...

DEKRIMINALIZIMI/ Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, afat deri në 8 maj për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit

59
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani njofton subjektet e interesuara, që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015
“Në vijim të komunikimit të datës 31 mars 2016, për fillimin e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, brenda datës 8 maj 2016, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njofitmin e Presidencës.
“Formulari i vetëdeklarimit të plotësohet sipas modelit të miratuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe të dorëzohet brenda 10 ditëve, nga ky njoftim. Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, ose mosparaqitja e tij përbën shkak për mosemërim në funksionin publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY