VIDEO/ “Godet” Audi, vjen superlimuzina “A8 L Extended 2016”

VIDEO/ “Godet” Audi, vjen superlimuzina “A8 L Extended 2016”

73
0
Shares

Me modelin “A8 L Extended”, Audi ka treguar se në radhë të parë ka konsumatorin, pa marr parasysh kërkesat e pazakonshme që vijnë nga ata.
Me kërkesë të konsumatorëve në tregun Evropian, “Audi” ka ndërtuar limuzinën “A8 L Extended” e cila është e bazuar në modelin më luksoz të kësaj marke, modelin “A8”, transmeton “Express”.
Ky model është 6.36 metra i gjatë dhe gjatësi prej 4.22 metër ndërmjet boshteve. Brenda në veturë mund të akomodohen 6 persona, me luksin maksimal që ofron ky model.
Ekspertëve në “Audi” ju është dashur më shumë se një vit për të zhvilluar këtë model, i cili përmbush të gjitha standardet e veturave të cilat prodhohen nga kjo markë.
Ky model i cili peshon 2,418kg fuqizohet me motorin 3.0-litër “TFSI” i cili prodhon 228 kW (310 KF). Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 7.1-sekonda dhe shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht në 250km/h.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY